COVID-19 – Kluge: Vigjilencë përballë rritjes së rasteve të infektimit

KOPENHAGË, 4 mars /ATSH-DPA/ – Vendet europiane duhet të rrisin vigjilencën ndaj varianteve të reja të COVID-19, që janë më të transmetueshme, në mes të një rritjeje të rasteve të infektimit, bëri thirrje sot kreu i zyrës europiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge.

“Javën e kaluar, rastet e reja të COVID-19 në Europë u rritën me 9 % në pak më shumë se një milion. Kjo solli një rënie premtuese prej gjashtë javësh në rastet e reja”, tha Kluge.

Ai vuri në dukje se më shumë se gjysma e 53 vendeve në rajon kanë parë një rritje të infektimeve të reja.

“Ne duhet të shtypim përhapjen e virusit kudo, duke përdorur atë që dimë se funksionon”, theksoi ai, duke përmendur nevojën për të provuar, izoluar dhe gjurmuar rastet, si edhe për të vazhduar vaksinimin.

Sipas zyrës së OBSH-së, varianti i virusit i identifikuar fillimisht në BM është raportuar në 43 vende të rajonit, varianti i zbuluar në Afrikën e Jugut është gjetur në 26 vende, ndërsa 15 vende në rajon kanë regjistruar raste të lidhura me variantet e zbuluara së pari në Brazil dhe Japoni./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.