Vaksinat antiCOVID-19 ulin me 80% rastet e rënda të sëmundjes

LONDËR, 3 mars /ATSH/ – Një dozë e vetme e vaksinës antiCOVID-19 e “Oxford/AstraZeneca” ose “Pfizer/BioNTech” zvogëlon mundësinë e nevojës për trajtim spitalor me më shumë se 80%, tregon një analizë e zhvilluar në Angli, sipas BBC.

Të dhënat e Shëndetit Publik të Anglisë treguan se efekti filloi në tre deri në katër javë pas vaksinimit.

Analiza u bazua në personat e moshës mbi 80 vjeç, që ishin të parët që u vaksinuan.

Shkencëtarët e qeverisë e përshëndetën rezultatin, por theksuan se duhen dy doza për mbrojtje më të mirë.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha të hënën në një konferencë në Doëning Street se rezultatet e fundit të vaksinës ishin “shumë të forta”.

“Ato, gjithashtu, mund të ndihmojnë për të shpjeguar se përse numri i pranimeve Covid në njësitë e kujdesit intensiv midis personave mbi 80 vjeç në BM ka rënë në dy javët e fundit”, shtoi ai. / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.