TIRANË, 3 mars/ATSH/ Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 1.5 miliardë lekë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se këto të ardhura janë realizuar 703 miliardë lekë, ose 31.2 % më pak se në janarin e vitit 2020, si dhe 212 milionë lekë ose 12 % më pak se plani për muajin.
Ekonomia shqiptare mori dy goditje të njëpasnjëshme, atë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi një dëm që llogaritet përtej 900 milionë eurove, ndërsa nevoja për rindërtim u llogarit mbi 1 miliardë euro, si dhe nga pandemia e shkaktuar nga virusi Sars-CoV 2.
Në këtë situatë, qeveria vendosi ndër të tjera edhe lehtësimin e biznesit duke shtyrë afatin e pagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin gjatë vitit 2020 si dhe ta zerojë atë për bizneset me xhiro vjetore deri 14 milionë lekë për një periudhë prej 8 vitesh. /a.a/