Shqipëria, partner i besueshëm për BE/ U përmbushën kërkesat për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare

TIRANË, 3 mars /ATSH/ “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kërkesat për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare”.

Kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin Europian, Zef Mazi, ka reaguar sot në lidhje me rezultatin e takimit të 11-të të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian

Mazi ka theksuar se Shqipëria është një partner i fortë. Ai ka shtuar se, integrimi është përparësia kryesore për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian.

Mazi ka falënderuar edhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / zëvendëspresident i Komisionit, Josep Borrell dhe Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

“Rezultati shumë i mirë i Takimit të SAC. Shqipëria, një partner i fortë dhe i besueshëm për BE. Integrimi është përparësia kryesore për Shqipërinë dhe BE. Vlerësimi stimulues: Shqipëria ka përmbushur të gjitha kërkesat për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare. Presim me padurim këtë semestër. Faleminderit Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi”, ka shkruar Mazi në një reagim në rrjetet sociale.

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Várhelyi deklaroi dy ditë më parë se “pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme, Shqipëria ka përmbushur premtimet e saj dhe ka përmbushur kriteret për Konferencën e parë Ndërqeveritare”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.