REPUBLIKA ÇEKE – Spitalet në kaos, numër rekord pacientësh me COVID-19

PRAGË, 3 mars /ATSH-DPA/ – Spitalet në Republikën Çeke raportuan sot një numër rekord të pacientëve COVID-19, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore.

Një total prej 8 162 pacientësh po trajtohen aktualisht si të shtruar në spital, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, sipas të dhënave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Midis tyre ka më shumë se 1 660 raste veçanërisht të rënda që kërkojnë frymëmarrje artificiale.

“Ky është një skenar krize”, tha ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, duke shtuar se qeveria po zhvillon bisedime me vendet e tjera për ndihmë.

“Gjermania ka ofruar 19 shtretër me mundësinë e dhjetëra të tjerëve, Zvicra premtoi të dërgojë një aeroplan për të marrë 20 pacientë, kurse Polonia ofroi rreth 200 shtretër”, shtoi ai.

Në rajonin administrativ të Pardubices në Boheminë lindore, u aktivizua një plan emergjence, sepse kapacitetet spitalore arritën në kufijtë e tyre.

Ministria e Shëndetësisë në Pragë po planifikon, gjithashtu, të përfshijë mjekët e familjes dhe specialistët ambulatorë për të ndihmuar në spitale.

Autoritetet raportuan 16 642 raste të reja me COVID-19 në 24 orëve e fundit.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, më shumë se 780 persona për 100 000 banorë u infektuan, sipas llogaritjeve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.