PS: 25 prilli do jetë një zgjedhje pro drejtësisë dhe zhvillimit

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Partia Socialiste ka publikuar mbrëmjen e së enjtes një video ku theksohet se vota për koalicionin e së shkuarës bën që duke votuar Lulin vjen në pushtet Iliri dhe Saliu, pra 25 prilli do të jetë një zgjedhje pro drejtësisë dhe zhvillimit.

Partia Socialiste nënvizon se Kryeministri Edi Rama po sjell energji të reja, duke kujtuar fushatën “Deputeti që duam”, ku prezantohen të rinj me vizion dhe integritet, që do të jenë zëra të së ardhmes.

“Nëse voton koalicionin e së shkuarës, nëse voton Lulin sjell në pushtet Ilirin dhe Saliun. Prandaj 25 prilli do jetë një zgjedhje pro drejtësisë dhe zhvillimit. Në 25 prill zgjedhim për të çuar deri në fund punët e nisura. S’ka kohë për pushim”, deklaroi PS. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.