Porto Romano nga gangrenë e frikshme e Durrësit dje, sot kantier i mushkërisë së re të qytetit

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Në Porto Romano, Durrës vijon puna për shndërrimin e kësaj zone nga një fushë mbetjesh në një Ekopark.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje sesi ishte zona e  Porto Romanos punimet që po kryhen në këtë zonë, si dhe projektin sesi do të transformohet ajo.

“Mirëmëngjes dhe me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shëmbëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha Rama.

Projekti i Porto Romanos do të ketë ambiente sportive, (përkatësisht; 3 fusha basketbolli, 1 fushë mini-futbolli dhe 2 fusha tenisi), parkim, kopsht botanik, mure kacavjerrës prej 28 metrash (climbing), kënde lojërash, hapësira dedikuar aktiviteteve sportive.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.