KPK konfirmon në detyrë Dritan Hasanin, gjyqtar pranë Gjykatës Përmet

TIRANË, 3 mars /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Dritan Hasani, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 2.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, Dritan Hasani vendosi konfirmimin në detyrë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo relatore, Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.