ITALI – 20 884 raste ditore dhe 347 viktima nga COVID-19

ROMË, 3 mars /ATSH-ANSA/ – Italia regjistroi sot 20 884 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, një rritje e ndjeshme e krahasuar me një ditë më parë, kur rastet ditore ishin 17 083.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin kështu në 2 976 274.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri ditor i viktimave është 347.

Që nga fillimi i pandemisë, Italia ka 98 635 të vdekur.

Deri më tani, janë 437 421 persona pozitivë në vend, me një rritje prej 6 425 krahasuar me të martën.

Shkalla e pozitivitetit është 5,8%, nga 5,1% që ishte dje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.