ATHINË, 3 mars /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi 2 702 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 20 u identifikuan në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Deri më tani, Greqia ka një total të konfirmuar prej 197 279 rastesh me SARS-CoV-2 (ndryshimi ditor: + 1,4 %).
Sipas të dhënave të konfirmuara në shtatë ditët efundit, 63 prej rasteve janë të lidhura me udhëtimet hyrëse dhe 2 419 me raste tashmë të regjistruara.
Raporti i transmetimit të infektimit (Rt) aktualisht vlerësohet në 0,98.
EODY njoftoi edhe 40 vdekje të regjistruara në lidhje me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave që nga shpërthimi i parë në 6 597.
Numri i pacientëve në spital në ventilator arrin gjithsej 431 (70,1 % janë burra). Mosha mesatare e pacientëve është 68 vjeç.
Numri i pacientëve të rinj në spitale për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit është 394, një rritje e madhe ditore prej 36,33 %.
Mesatarja e pranimeve në spital në shtatë ditët e fundit është 304 pacientë.
Në përgjithësi, mosha mesatare e të infektuarve në 24 orët e fundit është 44 vjeç dhe e viktimave 79./ /ervo/