GREQI – Një tërmet 6,0 ballë Rihter godet Elasonën

ATHINË, 3 mars /ATSH-ANA/ – Një tërmet i fortë me një madhësi prej 5,9 ballësh të shkallës Rihter goditi në orën lokale 12:16 Elasonën.

Tri minuta më vonë pasoi një tërmet i dytë me madhësi 4,6 ballë Rihter me një epiqendër 7 kilometra nga Elasona.

Tërmeti u ndje veçanërisht në Larisa.

Kryetari bashkisë së Elasonas, Nikos Gatas deklaroi se ka dhënë një urdhër për të filluar hetimet për çdo dëmtim të të gjitha ndërtesave publike./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.