FB paguan 650 milionë dollarë për përdorimin e të dhënave biometrike

KALIFORNI, 3 mars /ATSH-ANSA/ – Kompania Facebook do të duhet t’u paguajë 650 milionë dollarë mbi 1,5 milionë përdoruesve për përdorimin e të dhënave biometrike.

”Një gjykatës kaliforniane miratoi një marrëveshje mbi faktet që i referohen vitit 2015 dhe mbi një tipar, të braktisur më vonë nga rrjeti social, i cili u sugjeroi përdoruesve emrin dhe mbiemrin e mundshëm të një personi në një foto”, raporton Guardian.

Megjithatë, tani, sipas marrëveshjes së zgjidhjes së propozuar nga avokatët e konsumatorëve, ata do të marrin një shifër prej afro 350 dollarësh secili.

”Është një shifër rekord për një veprim mbi privatësinë”, nënvizoi James Donato, gjyqtari që autorizoi marrëveshjen e zgjidhjes.

Me procesin gjyqësor, gjiganti i medieve sociale u akuzua për shkelje të ligjit të privatësisë në Illinois duke mos kërkuar pëlqim për të përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të skanuar fotot e ngarkuara nga përdoruesit dhe për t’i ruajtur ato në mënyrë digjitale.

“Ne jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje në mënyrë që të mund ta kapërcejmë këtë çështje, është në interes të komunitetit tonë dhe aksionerëve tanë”, theksoi rrjeti social i Mark Zuckerberg në një deklaratë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.