Bonot 12-mujore të thesarit/ Interesat u ulën me 0.04 %

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Interesat e bonove të thesarit me afat 12-mujor u ulën me 0.04 % në ankandin e fundit, që u zhvillua ditën e martë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se bonot e thesarit me maturim 12-mujor u emetuan me një interes (yeld) mesatar 2.1%, nga niveli 2.14% që ishin në ankandin e mëparshëm.

Nga 9.8 miliardë lekë bono të nxjerra në shitje nga qeveria, kërkesat totale në ankand arritën në 12.2 miliardë lekë.

Sipas BSH-së, në ankandin e bonove me maturim 6-mujor yield-i mesatar rezultoi 1.76 %, në rritje nga niveli prej 1.58 % i ankandit të mëparshëm. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.