110 mijë gra e vajza kanë përfituar mamografinë falas dhe kontrollin gjinekologjik

TIRANË, 2 mars/ATSH/ 110 mijë gra dhe vajza kanë përfituar mamografinë falas dhe kontrollin gjinekologjik. Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje këtë shifër pasi parashtroi pyetjen për publikun sesa ishte numri i grave dhe vajzave që kanë përfituar këto shërbime.

Mamagrafia falas mund të kryhet në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçē, Shkodër, ndërsa në Tiranë kryhet në QSUT, në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe në Poliklinikën Qendrore Tiranë.

Gjithashtu, në dispozicion të grave dhe vajzave janë edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat janë në dispozicion të grave në zona ku nuk ka mamografi sipas kalendarit të ISHP, për të siguruar akses dhe mbulim me shërbimin e mamografisë në të gjithë vendin.

Kryerja peroidike e mamografisë dhe kontrollit gjinekologjik arrin të parandalojë rastet e rënda të kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.