Xhaçka, bisedë me ministrin gjerman Maas: Reforma në Drejtësi, e pandalshme

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ministrja Xhaçka u shpreh mirënjohëse për mbështetjen gjermane për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Ajo u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë një moment i ri për reformat e integrimit, teksa shtoi se Reforma në Drejtësi është e pandalshme.

“Bisedë shumë e mirë me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Mirënjohës për mbështetjen gjermane për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Zgjedhjet e 25 prillit, një moment i ri për reformat e integrimit. Reforma në Drejtësi e pandalshme”, u shpreh Xhaçka në reagim. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.