Von der Leyen: E lumtur që u takova me Ramën. Qëndrimi ynë është i qartë, negociatat duhet të fillojnë

TIRANË, 2 mars/ATSH/ “Qëndrimi ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe negociatat duhet të fillojnë”. Kështu deklaron Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas takimit të zhvilluar një ditë më parë më Kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

Ajo shprehet se, “isha e lumtur që u takova me Edi Ramën”.

Presidentja e KE-së thekson BE do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit dhe frenuar pandeminë.

Ajo shpreh më tej besimin që të zhvillojë vizitë së shpejti në vendin tonë, ndërsa bën të ditur se në fokus të takimit me Kryeministrin Rama ishte edhe procesi i negociatave për anëtarësim.

“Isha e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria duhet të llogarisë mbështetjen e Bashkimit Europian për rindërtimin pas tërmetit dhe për të frenuar pandeminë. Shpresoj ta vizitoj së shpejti Shqipërinë. Ne diskutuam negociatat për anëtarësimin. Qëndrimi ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe negociatat duhet të fillojnë”, deklaron Presidentja e KE-së.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.