Vokshi me banorët në Laprakë: Këto 8 vite duhet të marrin fund

TIRANË, 2 mars /ATSH – I. Vata/ Koordinatorja politike e PD-së, Albana Vokshi zhvilloi disa takime me banorë të zonës së Laprakës në Tiranë, ku u shpjegoi planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.

“Me qeverinë e re të Lulzim Bashës do të ketë rritje të pensioneve dhe do t’ju shtohen lekët në xhepin tuaj. Do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe të shumë shërbimeve. Këta 8 vite duhet të marrin fund, sepse nuk e meritojnë shqiptarët një kryeministër që i ka braktisur dhe shton pasuritë e veta. Qeveria jonë do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit dhe përfitimet do të jenë direkt për çdo shqiptar, që të marrë atë që meriton.”- theksoi Vokshi.

“Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë.  Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë”, – u bëri thirrje Albana Vokshi banorëve.

Vokshi shton se, “Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin. Ai është pasuruar vetëm për vete dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Edi Rama do që të rinjtë të largohen, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sundimin. Duhet të qëndrojmë këtu. Të votojmë PD në 25 prill dhe të bëjmë ndryshimin për jetën tonë”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.