KALIFORNI, 2 mars /ATSH-DPA/ – Kompania Twitter deklaroi se filloi të shënjestronte keqinformimet mbi e vaksinat të postuara në platformat e tij duke etiketuar tweet-et dhe duke bllokuar shkelësit e përsëritur.
Gjiganti i medieve sociale tha se do të shënojë tweet-et që dyshohet se përmbajnë informacione mashtruese në lidhje me vaksinat e koronavirusit.
Llogaritë që shkelin vazhdimisht rregullat e Twitter do t’i nënshtrohen një sistemi paralajmërimi, për shembull, një tweet i fshirë do të marrë dy paralajmërime e më pas do të bllokohet.
Dy ose tre paralajmërime mund të rezultojnë në një bllokim 12-orësh, katër paralajmërime mund të shohin llogarinë të kyçur për një javë dhe pesë paralajmërime mund të çojnë në një pezullim të përhershëm.
Etiketat fillimisht do të zbatohen manualisht nga stafi i cili përcakton nëse përmbajtja shkel politikën e kompanisë. /os/