MADRID, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Katër milionë të papunë, kjo është shifra e regjistruar në shkurt në Spanjë, më e larta që nga viti 2016.
“Fajtore për këtë nivel rekord të papunësisë është vala e tretë e pandemisë COVID-19, që goditi fort vendin në janar dhe detyroi autoritetet e pothuajse të gjitha rajoneve të marrin masa drastike për të ulur shifrat e infektimeve, pas një lehtësimi relativ gjatë periudhës së Krishtlindjes”, raportuan mediet spanjolle, sipas shifrave të nxjerra nga ministritë e Punës dhe të Sigurimeve Shoqërore.
Në krahasim me janarin, u llogaritën rreth 44 000 të papunë të tjerë, të cilët thyen barrierën e katër milionëve.
Një nivel i tillë nuk është regjistruar që nga prilli i pesë viteve më parë, kur vendi po përpiqej ngadalë të rimëkëmbej nga kriza ekonomike e vitit 2008./ /ervo/