Sistemi imunitar varet nga tretja

ROMË, 2 mars /ATSH/ – Sistemet e ndryshme të trupit punojnë ngushtë së bashku për të ruajtur ekuilibrin dhe shëndetin optimal, prandaj kur një aparat i tij nuk është i ekuilibruar, ai mund të shkaktojë një efekt domino dhe të çekuilibrojë të gjithë organizmin, duke çuar në probleme dhe ndërlikime kronike shëndetësore, sipas një artikulli mjekësor të botuar në “FitoPlus”.

Sistemi i tretjes është veçanërisht përgjegjës për mirëqenien e përgjithshme.

Trakti tretës ka një marrëdhënie të rëndësishme me sistemin imunitar, pasi ai është një nga mekanizmat më të ekspozuar ndaj një numri të madh të organizmave patogjene çdo ditë.

Sistemi imunitar punon me traktin tretës për të ndihmuar në mbrojtjen nga infeksionet e mundshme.

Për këtë arsye, kur bëhet fjalë për të luftuar çrregullimet imune, përmirësimi i tretjes është thelbësor për zgjidhjen e problemit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.