TIRANË, 2 mars/ATSH/ Shqipëria renditet e dyta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.
Sipas një grafiku të publikuar nga Radio “Europa e Lirë” që tregon sigurimin e vaksinave në vendet e rajonit, në 2 mars 2021 Shqipëria edhe pse i ka siguruar vetë vaksinat renditet e dyta me 32 565 vaksina “Pfizer”.
Në vendin e parë figuron Serbia me 2 120 000 vaksina “Sinphoram”, “Sputnik”, “Pfizer” dhe “AstraZeneca”. Gjithashtu, Serbia ka ndihmuar me doza edhe vende si Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Sipas grafikut, në Kosovë nuk ka mbërritur ende asnjë dozë e vetme. /k.s/j.p/r.e/