Shërbim shëndetësor afër vendbanimit/ Rreth 688 mijë vizita nga mjekët e familjes dhe ata specialistë

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Situata e krijuar për shkak të pandemisë së virusit Sars-Cov-2 ka rritur akoma më shumë impenjimin e stafit mjekësor në të gjitha qendrat e kujdesit shëndetësor.

Ekspertët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thonë se qytetarët kanë marrë shërbim shëndetësor cilësor pranë vendbanimit të tyre, në kujdesin e stafit të specializuar.

“Me një shërbim shëndetësor cilësor, të integruar, afër vendbanimit dhe staf të specializuar në muajin janar, janë kryer 687 751 vizita nga mjekët e familjes dhe ata specialist në qendrat shëndetësore në vend

Nga këto 613 288 vizita janë kryer nga mjekët e familjes dhe 74 463 nga mjekët specialist në qendrat shëndetësore të specialiteteve”, informojnë ekspertët e FSDKSH.

Pacientët që paraqiten pranë këtyre qendrave shëndetësore sipas vendimit të qeverisë lidhur me situatën e COVID-19, duhet të qëndrojnë më maska në ambiente të mbyllura, për të mos rrezikuar infektimin prej koronavirusit. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.