NYT: Donald e Melania Trump mbajtën të fshehur… vaksinimin e bërë në janar

UASHINGTON, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Ish presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja Melania u vaksinuan kundër koronavirusit në janar, kur ishin ende në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi korrespondentja e ”New York Times”, Maggie Haberman, e cila fitoi çmimin ”Pulitzer” për punën e saj në vitet në të cilat ndoqi presidencën e Trump.

Zbulimi i Haberman, është i destinuar të krijojë polemika të reja rreth ish-çiftit presidencial, për zgjedhjen për të mbajtur lajmin të fshehur dhe jo të vaksinuar publikisht, në TV drejtpërdrejt, siç bëhet nga shumë politikanë të tjerë.

Kujtojmë se zëvendëspresidenti Mike Pence ose liderët aktualë të Shtëpisë së Bardhë Joe dhe Jill Biden, së bashku me zëvendëspresidenten, Kamala Harris dhe zotërinë e dytë Douglas Emhoff transmetuan live momentet e vaksinimit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.