Kaskada e Drinit/ Prurjet të qëndrueshme në nivelin 330 m3/s, prodhimi ditor mbi 20.448 mijë MWh

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se, prurjet në kaskadën e lumit Drin janë të qëndrueshme në nivelin 330 m3/s, dhe prodhimi ditor i energjisë elektrike arriti në mbi 21.448 mijë MWh.

Sipas KESH-it, shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë: Hec Fierzë – 430 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat, Hec Koman – 512 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat dhe në Hec Vau Dejës – 395 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

KESH informon se nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:  Hec Fierzë 294.15 mmnd, (kuota max. 296 mmnd); Hec Koman 170.20 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd) dhe Hec Vau i Dejës 73.82 mmnd (kuota max. 76 mmnd).

Sa i përket prodhimi ditor në të tre Hec-et, KESH informon se në Hec Fierzë është 7790 MWh, në Hec Koman, 8202 MWh dhe në Hec Vau Dejës, 4456 MWh.

“Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin”, njofton KESH. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.