ITALI – Rritje e mprehtë e vdekjeve dhe infektimeve ditore nga COVID-19

ROMË, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Në Itali u raportuan sot 17 083 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga dje që ishin 13 114, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Po ashtu edhe viktimat ditore pësuan rritje, me 343 vdekje të tjera, nga dje që ishin 246.

Rastet totale që nga fillimi i epidemisë janë 2 955 434 dhe i vdekjeve 98 288.

Aktualisht pozitive janë 430 996 persona (+ 6 663 më shumë se dje), 2 426 150 të shëruar dhe të shkarkuar nga spitalet (+10 057).

Shkalla e pozitivitetit të sotëm është gati 5,1%, me një rënie me 2,6 nga dje që ishte 7,6%.

Në vend është regjistruar, gjithashtu, një rritje e fortë e shtrimeve në spital.

Deri më tani, ka 2 327 pacientë në kujdes intensiv për COVID-19, një rritje prej 38 njësish në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore ishin 222.

Pacientët e pranuar në pavijone të zakonshme COVID janë 19 570, një rritje prej 458 njësish krahasuar me dje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.