GJERMANI – Papunësia në rritje gjatë pandemisë

BERLIN, 2 mars /ATSH-DPA/ – Numri i personave të papunë në Gjermani ka pësuar një rritje të lehtë duke arritur në 2 904 milionë në muajin shkurt, edhe pse niveli i përgjithshëm i papunësisë mbetet i pandryshuar me 6,3%.

Agjencia Federale e Punësimit, që njoftoi sot të dhënat mujore, numëron 4 000 të papunë më shumë se në janar dhe 509 000 më shumë se shkurtin e vitit të kaluar, para se pandemia të godiste plotësisht ekonominë më të madhe në Europë.

Papunësia në Gjermani zakonisht shënon rënie në muajin shkurt.

“Programi i qeverisë në periudhën e pandemisë, e njohur si punë e pjesshme, vazhdon të garantojë një punësim në shkallë të gjerë”, theksoi Detlef Scheele, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit.

“Sektorë individualë po ndiejnë efektet e bllokimit, por punësimi i përgjithshëm po rimëkëmbet”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.