GJERMANI – Merkel: Transparencë më e madhe në mbrojtjen e mjedisit

BERLIN, 2 mars /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje sot për transparencë më të madhe nga ata që përfshihen në mbrojtjen e klimës, në një diskutim të organizuar nga Projekti për Zbulimin e Karbonit.

Projekti për Zbulimin e Karbonit boton rregullisht analiza të aktiviteteve të kompanive për mbrojtjen e mjedisit.

Merkel përshëndeti kompanitë, qytetet dhe komunat që përpiqen të arrijnë një qëndrueshmëri më të madhe në emetimet e karbonit dhe në botimin e qëllimeve të tyre klimatike.

“Ata e kanë kuptuar se mbrojtja aktive e klimës dhe mjedisit u jep atyre një përparësi konkurruese”, tha ajo.

Kancelarja vuri në dukje se mbrojtja e klimës do të sjellë, gjithashtu, përfitime nga kostoja në një periudhë më të gjatë.

Sipas studimeve të fundit, shumë nga përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit të shteteve nënshkruese dhe kompanive europiane janë shumë prapa qëllimeve të rëna dakord nën marrëveshjen e Parisit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.