FRANCË – AstraZeneca edhe për mbi 65-vjeçarët

PARIS, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Vaksina AstraZeneca kundër Covid-19 gjithashtu mund të kryhet te personat midis 65 dhe 75 vjeç, të cilët kanë edhe patologji të tjera, deklaroi ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.

“Tani e tutje, jo vetëm 50-vjeçarët, por edhe ata mes 65 dhe 75 vjeç, do të jenë në gjendje të vaksinohen me AstraZeneca direkt nga mjeku i familjes ose në spitalin që i ndjek”, deklaroi Veran.

“Pas disa ditësh, vaksinimi do të jetë i mundur edhe në farmaci”, tha ai.

“Për njerëzit e moshës 75 vjeç e lart vaksina do të vazhdojë të jetë Pfizer ose Moderna”, theksoi Veran./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.