TIRANË, 2 mars /ATSH/ Për të dytin vit radhazi, bashkia e Memaliajt vijon nismën “Dhuro një pemë për Memaliajn” për shtimin e gjelbërimit në qytet dhe njësitë e saj administrative.
Gjatë kësaj fillim jave, nismës iu bashkuan edhe punonjësit e administratës së bashkisë, Memaliaj fal kontributit të të cilëve u blen 100 pemë.
Së bashku me kryebashkiakun Gjolek Guci, ata iu bashkuan aksionit për mbjelljen e pemëve në rrugën “Kastriot Lika” në qytet.
Kryebashkiaku i Memaliaj, Guci u shpreh se “aksioni për mbjelljen e 250 pemëve të reja do të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim në 2 njësi administrative”.
Ndërsa ftoi qytetarët, institucionet dhe bizneset që kanë dëshirë të kontribuojnë, të bëhen pjesë e nismës “Dhuro një pemë për Memaliaj”.
“Jemi të vendosur për ta shndërruar Memaliajn në qytetin që duam”, tha Guci. /a.a/r.e/