TIRANË, 2 mars /ATSH/ Koordinatorja e Partisë Demokratike, Grida Duma zhvilloi një takim me fermerë në familjen e Shaqir Seferit në Helmës të Kavajës.
“Fëmijet ikin se nuk kanë të ardhme. Kemi borxhe dhe e vetmja mundësi ishte të largoheshin fëmijët në emigracion. Kemi tokat e nuk kemi mundësi t’i kthejmë në produktive. Nuk ka ujë, nuk ka kanalizime. Prodhimi është shumë pak dhe as shpenzimet nuk i mbyllim dot”, tha Seferi.
Duma u shpreh se, “Partia Demokratike do të japë subvencion të drejtpërdrejtë”.
“Duhet të kthejmë rininë e të rrisim instrumentat e motivimin të vijnë fëmijet në vendin e tyre”, tha ajo.
Duma theksoi se, “do të rrisim mbështetjen për hapjen dhe nxitjen e bizneseve në bujqësi”. /j.p/r.e/