BRUKSEL – Më shumë se 2 000 paralajmërime për produkte të rrezikshme në BE në 2020

BRUKSEL, 2 mars /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian regjistroi 2 253 paralajmërime për produkte të rrezikshme joushqimore në vendet e saj anëtare në vitin 2020, deklaroi Komisioni Europian.

”Vendet e BE kanë parandaluar njëra-tjetrën për produktet të tilla si karikues baterish, mjete ose veshje që nuk përputhen me standardet e sigurisë së BE”, shtoi ai.

Grupi më i madh i produkteve të njoftuar janë lodrat, pasi 27% e mallrave të rrezikshëm të evidentuar vinin nga ajo kategori.

Rreziqet përfshinin prerje, mbytje ose rreziqe kimike.

Shumica e njoftimeve u raportuan nga Gjermania.

“Të gjitha ato produkte … nuk i mbrojnë siç duhet konsumatorët”, theksoi komisioneri europian i Drejtësisë, Didier Reynders në një konferencë shtypi.

“Ka qenë një vit i ngarkuar për mbrojtjen e konsumatorit”, tha Reynders. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.