BRUKSEL – Eurostat: Inflacioni në zonën euro i qëndrueshëm

BRUKSEL, 2 mars /ATSH-AFP/ – Niveli vjetor i inflacionit në zonën euro mbeti i qëndrueshëm në muajin shkurt, me +0,9%, ashtu si në janar, sipas vlerësimeve të para të Zyrës europiane të Statistikave Eurostat.

Inflacioni ishte kthyer në terren pozitiv muajin e kaluar pas pesë muajsh negativë për shkak të kushteve ekonomike të përkeqësuara për shkak të pandemisë. Ai ishte luhatur mes -0,2% dhe -0.3% nga gushti në dhjetor 2020, duke rritur shqetësimin për gjendjen e ekonomisë europiane.

Niveli i muajit shkurt mbetet larg objektivit të vendosur nga Banka Qendrore Europiane (BQE) me një rritje të çmimeve afër, por më pak se 2%”

Inflacioni bazë (duke përjashtuar energjinë, produktet ushqimore, pijet alkoolike dhe duhanin, i cili përjashton produktet veçanërisht të paqëndrueshme) u ul në 1,1% në shkurt, krahasuar me 1,4% në janar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.