Basha: Do japim paketë ndihme antikovid, taksa 0.5 % për bizneset nën 14 milionë lekë të reja xhiro

TIRANË, 2 mars /ATSH – I. Vata/ Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një turi takimesh me qytetarë e biznese në Njësinë Administrative nr. 4, prezantoi planin e tij qeverisës pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha u shpreh se “problemi kryesor ёshtё qё qeveria qё e ka detyra kryesore tё ndihmoj njerëzit nё koha tё tilla i ka lёnё vetёm tё gjithё. Ka lёnё vetёm familjarët, pacientёt, bizneset, biznesin e vogël, ka lёnё vetёm biznesin prodhues dhe gjithё paratë e taksave tuaja kanё çuar nё xhepat e 10 oligarkëve”.

“Unё tё garantoj qё me 25 prill me votёn tuaj kjo do tё ndryshojё. Sepse ta dini nё Maqedoni po jepet paketa e 5-tё e ndihmës, dhe ne kishim parashikuar prej shtatorit i kishim kërkuar qeverisё qё bizneset e vogla ta ndihmonte me njё çek prej 1000 euro. Tё paktën tё paguanit gjёrat minimale, faturёn, sigurimet, faturat e dritave, sepse ne e dimё qё xhiroja juaj ka rёnё përtokë. Nё rastin mё tё mirё ka qenë gjysma e xhiros qё ka qenë para njё vitit”, tha ai.

Basha shtoi se “gjёja e parё qё do tё bёhet ёshtё qё biznesi i vogёl do tё ketё njё paketё mbёshtetёse antikovid, atё qё i kemi kёrkuar ta bёnte dhe nuk e bёri do ta bёjmё ne realitet”.

“Me paketёn tjetёr do tё bёjmё tё mundur qё tё gjitha kёto qё thuhen taksa e pronёs, shkollёs, ajo e tabelёs, çfarё vendos poshtё, tё pushtetit vendor tё kenё njё tavan mos tё kalojnё 0.5 % tё vlerёs sё xhiros. Kush kalon mbi 0.5 % tё xhiros sё pronёs, nuk do t’i pranohet pushtetit vendor qё t’i marrё biznesit tё vogёl tarifa qё çfarё do lloji apo taksa qё shpikin siç ёshtё kjo e shkollёs dhe qё i bёjnё rrush e kumbulla”, tha Basha.

Githashtu, ai theksoi se, “do keni një pullë atje ke dera, e cila do të ndalojë futjen këtu të çdo inspektorati që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë. Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy”.

Basha shtoi se të gjithë ata që kanë bërë shpenzime, duhet të rimbursohen, do të ndihmohen ekonomikisht që të paktën të jenë në gjendje të paguajnë shpenzimet minimale  të bukës.

“Çdo ditë shtohet lista e familjeve që nuk paguajnë dot më bukën e gojës. Para se me hy këtu takova një zonjë pensioniste. Më tha kam harxhuar 1 milion e 800 mijë lekë për t’u kuruar nga kovidi. Shyqyr Zotit ishte kuruar, por pensionin e kishte 260 mijë lekë. Pra është zhytur në borxh për t’u kuruar dhe kjo është e padrejtë sepse shteti ka mundësitë t’i ndihmojë këta njerëz, pensionistët, të papunët, njerëz me të ardhura të ulëta  dhe në fakt të gjithë ata  që detyrohen të shpenzojnë për t’u kuruar në shtëpi nga kovidi, në vendet e rajonit marrin ndihmë”, u shpreh Basha.

Më tej, Basha tha se, “do të heqim 240 lekë për litër që janë taksat që i kanë vendos këta  prej vitit 2014. Pa diskutim. Po edhe masat e tjera  në veçanti për shtresat në nevojë. Fasha e ulët e energjisë për konsumin nën 300 kë/orë për muaj. Do mundësoj që të kenë pak më shumë lekë në xhepat e tyre. Të gjitha këto masa do të çojnë që lekët që sot i marrin, ia merr qeveria, ia merr Edi Rama dhe ia jep një grushti oligarkësh, do të jenë në fakt në xhepat e njerëzve”.

Sipas tij, ajo që e nxjerr Shqipërinë nga kriza është plani jonë ekonomik, me anë të cilit ne do të mundësojmë që biznesi i vogël që është  shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare por dhe biznesi prodhues.

“Biznesi i madh është motori i zhvillimit. Ne kemi bërë një marrëveshje që jemi gati ta nënshkruajmë me Shoqatën Kombëtare të Biznesit të Vogël para pandemisë, se problemet tuaja s’kanё nisur me pandeminë, problemet tuaja janë të hershme, edhe të gjitha këto përpjekjet dhe makiazh jo hoqa taksat, jo hoqa TVSH-në, vetë i vuri, vetë i hoqi para zgjedhjeve”, tha Basha.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.