Manastirliu: Infermierët, zemra e sistemit tonë shëndetësor

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përgëzoi sot infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor.

Sipas ministres, prej gati një viti infermierët nuk kanë i kanë reshtur përpjekjet në betejën e gjatë e të mundimshme me COVID-19.

“Infermierët janë zemra e sistemit tonë shëndetësor, e në këtë pandemi, me sakrificë e vetëmohim, prej 1 viti, nuk i kanë reshtur përpjekjet në betejën e gjatë e të mundimshme me COVID-19 për të shpëtuar jetë”, – thekson ministrja Manastirliu.

Mjekët dhe infermierët  prej gati një viti janë heronjtë e luftës në vijën e parë kundër koronavirusit./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.