Kreditë konsumatore/ BSH: Penalitetet dhe kamatëvonesat jo më shumë se 30 % e principalit

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Banka e Shqipërisë ka propozuar vendosjen e një kufiri limit, lidhur me shumën e penaliteteve dhe kamatëvonesave që institucionet e huadhënies mund t’i ngarkojnë kredimarrësve.

Sipas BSH-së, ndryshimet rregullatore parashikojnë që penalitetet dhe kamatëvonesat nuk mund të jenë më shumë se 30 % e detyrimit të klientit (principal plus interes mbi të).

Banka e Shqipërisë vëren se niveli i penaliteteve sidomos në institucionet jobanka, arrijnë në nivele të larta dhe aplikimi i fryrë i këtyre detyrimeve janë identifikuar si një element që cenon të drejtat e huamarrësve. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.