Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës/ Finalizohet puna disavjeçare me BERZH, pritet nisja e ndërtimit


TIRANË, 1 mars/ATSH/ Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës pritet të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili ndau detaje të këtij projekti të shumëpritur për qytetarët.

“Mirëmëngjes dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Projekti për hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës ka një vlerë investimi prej 90.45 milionë euro.

Sipas këtij projekti, aksi Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta, me një shpejtësi prej 160 km/orë.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.