Hapet Festivali i 71 i Filmit në Berlin, i gjithi online

BERLIN, 1 mars /ATSH-DPA/ – Festivali i 71-të i Filmit në Berlin hapet në një version në internet për shkak të pandemisë, me filma rreth tmerreve të luftës civile libaneze, një humanoidi dhe udhëtimit të një njeriu të ri për të zbuluar vetveten.

Të tre filmat janë pjesë e garës me 15 filma për ”Ariun e Artë”, çmimi i parë për filmin më të mirë, i cili do të shpallet të premten nga një juri me gjashtë anëtarë, së bashku me çmimet e tjera prestigjioze të festivalit.

Një total prej 16 vendeve janë të përfaqësuara në konkursin e Berlinales duke përfshirë Iranin, Japoninë, Meksikën, Gjermaninë, Francën, Gjeorgjinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Rumaninë, Katarin dhe Kanadanë.

Filmat e kësaj jave shfaqen në një të ashtuquajtur ngjarje të industrisë, e cila është kryesisht e hapur vetëm për profesionistët e industrisë së filmit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.