GREQI – 1 176 raste të reja dhe 30 viktima nga COVID-19

ATHINË, 1 mars /ATSH-ANA/ – Greqia ka regjistruar 1 176 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat katër u identifikuan në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë është 192 270.

Në shtatë ditët e fundit, 45 raste të konfirmuara kanë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 2 443 me raste tashmë të konfirmuara.

Gjithsej 406 pacientë janë në ventilator në të gjithë vendin. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.

EODY raportoi edhe 30 vdekje të tjera nga COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 6 534.

Mosha mesatare e infektimeve të reja është 44, ndërsa e viktimave ishte 79./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.