COVID-19 – Oslo sërish masa kufizuese përballë variantit anglez

OSLO, 1 mars /ATSH-AFP/ – Oslo do të rimarrë disa masa kufizuese si mbylljen e  restoranteve dhe tregjeve jothelbësore, përballë rritjes së rasteve lidhur me variantin britanik, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit norvegjez.

Masat, që do të aplikohen duke nisur nga nesër deri të paktën më 15 mars, por që përfshijnë për momentin vetëm bashkinë e kryeqytetit, përfshijnë gjithashtu një rekomandim për të mos u grumbulluar dhe për të shmangur vizitat në shtëpi si dhe kufizime të reja në shkollat e mesme.

Në një konferencë shtypi, kryetari i bashkisë së Oslos, Raymond Johansen u bëri thirrje banorëve ta bëjnë dhe këtë përpjekje të re.

“E di që po kërkoj shumë”, theksoi ai duke e përshkruar situatën si një kufizim social për të reduktuar nivelin e përhapjes.

Përveç masave në fuqi në Norvegji, Oslo tashmë kishte aplikuar kontrollin në fund të janarit, pas zbulimit të një vatre të variantit anglez në një qytet fqinj, por masat ishin hequr në fund të janarit.

Varianti anglez më përhapës përbën tashmë më shumë se 50% të rasteve të zbuluara, sipas autoriteteve./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.