BRUKSEL – CoR: Aeroportet rajonale në rrezik mbylljeje për shkak të pandemisë

BRUKSEL, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Mbijetesa e aeroporteve rajonale do të jetë gjithnjë e më e rrezikuar për shkak të kufizimeve të vendosura nga pandemia, shprehën shqetësimin e tyre autoritetet lokale, gjatë një takimi virtual të Komitetit për Politikën e Kohezionit Territorial dhe Buxhetit të BE-së (Coter) dhe të Komitetit Europian të Rajoneve (CoR).

“Do të na duhet një kornizë e qartë rregulluese”, tha Kevin Cullinane, përfaqësuesi i Aeroportit të Cork në Irlandë.

“Është e rëndësishme që politika europiane të mbështesë ambicien tonë për të krijuar një sektor më të mirë ajror, sesa ai që ekzistonte para krizës”, shtoi ai.

Pjesëmarrësit në takim diskutuan, gjithashtu, një strategji të qëndrueshme të lëvizjes në sektorin e transportit, për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.