BRUKSEL – BE nis procesin zyrtar të sanksioneve në çështjen Navalny

BRUKSEL, 1 mars /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian nisi sot procesin zyrtar ligjor të sanksionimit të katër personave të përfshirë në dënimin e fundit të disidentit rus Alexei Navalny, konfirmuan burimet diplomatike të BE-së.

Kjo lëvizje hap rrugën për masat e reja kufizuese që do të vendosen të martën, pas një marrëveshjeje nga 27 ministrat e Jashtëm të BE-së javën e kaluar.

Blloku e ka sanksionuar tashmë Rusinë në lidhje me helmimin e Nalvany-t vitin e kaluar.

Individët e synuar do të përballen me ndalime të hyrjes në BE dhe ngrirjen e aseteve nën instrumentin e ri të sanksioneve të Bllokut për të drejtat e njeriut, i vendosur në fund të vitit të kaluar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.