Biznesit iu rimbursuan 789 milionë lekë TVSH gjatë janarit

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) u realizuan në masën 5.8 miliardë lekë, 252 milionë ose 4.6 % më shumë se janar 2020, si dhe 473 milionë ose 7.5 % më pak se plani i TVSH për t’u arkëtuar në janar 2021.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mosrealizimi i të ardhurave nga TVSH-ja bruto vjen si pasojë e goditjes që mori ekonomia shqiptare nga tërmeti i vitit të kaluar dhe situatës së krijuar nga pandemia e Sars-Cov 2.

Referuar të dhënave të publikuara nga MFE, rimbursimet për periudhën vitin 2020 arritën 2.3 miliardë lekë, 789 milionë lekë ose 53.4 % më shumë se janar 2020, si dhe 611 milionë lekë ose 36.9 % më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për muajin janar 2021. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.