TIRANË, 1 mars /ATSH – I. Vata/ Investimi i ri për ujësjellësin me ndikim të drejtpërdrejtë për banorët e lagjes “Lapardha 1” në Berat, bëri të mundur furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm për banorët.
Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo i cili njoftoi se për më shumë se 30 vjet, ky problem ka qenë shqetësimi kryesor i banorëve të zonës.
“Furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm përmes modernizimit të mëtejshëm të infrastrukturës është prioritet i qeverisë shqiptare, duke përmirësuar jo vetëm cilësinë e shërbimit për komunitetin, por edhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe ekonomisë”, u shpreh Demo.
“Shumë shpejt fillon rrjeti i ri i furnizimit me ujë të pijshëm për Otllak, Orizaj, Duhanas dhe rrethinat e qytetit”, theksoi kryebashkiaku i Beratit, Demo. /j.p/r.e/