Paloka: Ta shpëtojmë Shqipërinë dhe ta fusim në shtegun e zhvillimit

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Drejtuesi politik i PD në Qarkun Durrës, Edi Paloka zhvilloi sot një takim me Lidhjen Demokratike të Gruas.

“Ne jemi këshilluar me specialistë të vendeve në zhvillim, kemi mobilizuar mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, për të siguruar që planet të jenë gjithëpërfshirëse e të detajuara, për ta shpëtuar Shqipërinë dhe për ta futur në shtegun e rritjes”, tha Paloka.

“Programi përfshin: anëtarësimin në Bashkimin Europian; rehabilitimin e ekonomisë; shërimin nga papunësia; rikthimin e të rinjve; angazhimin e gruas; zhvillimin e arsimit e të infrastrukturës, e shumë pika të tjera”, u shpreh Paloka.

“Ne do të lëvizim buxhetet që shpenzohen për gjëra të panevojshme, drejt pikave të nxehta që kanë vërtet nevojë në Shqipëri. Së bashku me ju, do ta fusim Shqipërinë në shtegun e duhur të zhvillimit”, theksoi Paloka.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.