TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ Bashkia e Fierit po vijon procesin e dezinfektimit të ambienteve publike, në bazë të një plani periodik.
Në kuadër të masave antikovid, Bashkia e Fierit ka vijuar dezinfektimin e rrugëve me mjete të posaçme, ndërkohë që paralel është kryer edhe dezinfektimi i institucioneve arsimore.
Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi publikoi pamje nga procesi i dezinfektimit në Fier që synon garantimin e shëndetit të qytetarëve.
/m.m//a.a/