Lamallari: Kur Basha ishte ministër pati mbi 1000 viktima aksidentesh edhe nga mungesa e rripit të sigurimit

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, kërkoi sot nga qytetarët që të mos veprojnë si kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili u shfaq sot në një foto të publikuar nga gruaja e tij në rrjetet sociale, duke i dhënë makinës pa vendosur rripin e sigurimit.

“Mos bëj dhe ti si Luli! Mbi 1000 vetë kanë humbur jetën në vitet 2009-2011, kur Luli ishte Ministër i Brendshëm. Shumë prej tyre mund të kishin shpëtuar falë rripit të sigurisë!”, thekson Lamallari.

“Më tepër se librat me kukulla, fëmijët mësojnë nga sjellja e prindërve”, shton Lamallari.

“Timoni është përgjegjësi dhe jo aventurë! Sigurimi për vendosjen e rripit garanton sigurinë edhe të pasagjerëve! Kujdes: Respektoni kufizimet e shpejtësisë, mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur dhe vendosni rripin e sigurisë! Një person i dashur ju pret!”, shprehet Lamallari.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.