FOTO-Sarandë/ Ambiente të rikonstruktuara në qendrat për kujdesin e shtresave në nevojë

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Qendra Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes, në Sarandë tashmë ofron kushte optimale për ta pasi ambientet janë rikonstrukturuar.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku me kryetarin e bashkisë Sarandë, Adrian Gurma vizituan sot disa nga institucionet që i vijnë në ndihmë të moshuarve dhe fëmijëve me aftësi ndryshe.

“Me kryetarin e Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma vizituam Qendrën Polivalente,ku asistohen të moshuarit në nevojë dhe pa përkrahje. Ambientet e rikonstruktuara të Qendrës Multifunksionale Për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes, do të funksionojnë së shpejti”, u shpreh Denaj.

Gjithashtu ajo së bashku me kryetarin e bashkisë Sarandë panë dhe disa nga punimet interesante të krijuara nga fëmijët me aftësi ndryshe.

“Kënaqësi të shihnim edhe punimet e fëmijëve me aftësi ndryshe, të bëra me aq dashuri”, tha Denaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.