COVID-19 – Gjermania shton kontrollin kufitar me Francën

BERLIN, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Gjermania do të shtojë kufizimet kufitare me departamentin francez të Moselës, që sot iu bashkua listës së vendit për “zonat e variantit të shqetësimit” të përpiluar nga Instituti “Robert Koch” për kontrollin e sëmundjes në Berlin.

Zonat e tilla janë subjekt i ndalimeve të hyrjes me vetëm disa përjashtime, për shembull për shoferët e kamionëve dhe disa punëtorë kryesorë.

Kufizimet e udhëtimit për Moselën do të hyjnë në fuqi nga e marta.

Pesëmbëdhjetë vende dhe rajone të tjerë janë shpallur zona me rrezik nga Gjermania për shkak të përhapjes së varianteve të reja të rrezikshme të COVID-19, përfshirë Republikën Çeke dhe Tirolin në Austri.

Kufizimet e ashpra nga Gjermania janë kritikuar nga Komisioni Europian si joproporcionale dhe jo në përputhje me një kornizë të dakorduar për të gjithë BE-në./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.