Bardhi: Në 25 Prill të zgjedhim qeverinë që ndihmon njerëzit

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi takoi sot disa familje në këtë qark.

Bardhi i siguroi familjarët se programi i PD i përgjigjet realitetit dhe ofron zgjidhje.

“Kudo në Elbasan shoh mjerim dhe varfëri, prandaj na duhet ndryshimi në 25 Prill, që të kemi mundësi të jemi përkrah prindërve në nevojë. Do ta keni përkrah qeverinë. Nuk mund të jeni vetëm!”, tha Bardhi.

“Qeveria nuk mund të jetë krah 10 njerëzve që fusin lekët e shqiptarëve në xhep dhe kanë braktisur 3 milionë të tjerë. Edi Rama na premtoi 300 mijë vende pune, por i mbylli ato dhe hoqi njerëzit nga ndihma ekonomike”, u shpreh Bardhi.

“Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike, që jeta për atë që nuk gjen dot një punë të mos jetë kaq e vështirë sa sot. Na duhet mbështetja juaj që pas 25 prillit të keni qeverinë ne krah”, tha Gazment Bardhi në takimet me familjet në nevojë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.