VIDEO / Dëshmitë e të rinjve në Korçë, të vetëpunësuar në tregun global online dhe që sigurojnë të ardhura shumë të mira


TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Janë mbi 100 të rinj e të reja në qarkun e Korçës që janë vetëpunësuar në tregun global online dhe sigurojnë të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera.

Disa prej  këtyre të rinjve tregojnë konkretisht eksperiencën e tyre personale në angazhimin në punë dhe përfitimet që marrin.

Elsa Hysi, e punësuar në social media, tregon se “fiver është një aplikacion ku t’i mund të regjistrohesh dhe të vendosësh disa gigsa, ose punë të cilat ti mund t’i kryesh. Ato punë që mund të bësh më mirë, p.sh mund të jesh një dizenjator shumë i mirë apo mund të jesh një njeri që përdorë shumë mirë teknologjinë dhe web sitet”.

“Unë jam social media, menaxhere. Menaxhoj kompanitë nga e gjithë bota, kompani të cilat kanë ushqime, veshje. Arsyeja që unë jam këtu, do të thotë se unë fitoj shumë, plus që paga minimale arrin në 1 mijë usd në muaj. Por pagesa mund të shkoj edhe më shumë”- tha ajo.

Johan Nasto thotë se pikat më të mira të tij janë programimi dhe dizanji. “Të gjitha këto objektiva që kam arritur unë, i kam arritur me të ardhura që shkojnë në 3100 usd vetëm nga një punë. Pasi po të mbledh punët dhe kohën që harxhoj në këtë angazhim që shkon deri në 8-9 orë në ditë, pagesa shkon 4 deri 5 mijë usd”- shprehet Nasto.

Ndërsa Enxhi Mazelliu, tregon se në fillim nuk e besonte se mund të fitonte lekë, por që tani ka arritur të përfitoj 150 usd në muaj vetëm nga një punë që mund të bëj.

“Por me angazhimin që kam, pagesa im arrin në 1 mijë usd në muaj. Normalisht që të gjithë njerëzit që e duan punën dhe po të punojnë jo vetëm online mund t’ja dalin kudo”- tha ajo.

Aleksi Xega është e punësuar në social media ajo thotë se e ka filluar si punë para 1 viti e gjysmë dhe konkretisht online ka disa kurse ku trajnon njerëz të ndryshëm që janë të interesuar në fushën e mësimit.

Njëra prej tyre, thotë ajo, është ku i tregoj si të shkruajë, si të punojë për një ese apo trajnime për temat e bachelorit. “Ndërsa puna tjetër është në social media. Punët mund të fillojnë që nga 50 usd dhe shkojnë deri në 700 usd në muaj”- tha Xega.

Jualin Asabella, u shpreh se kishte dëgjuar për dixhital marketingun nga një pedagoge e tij, e cila i kishte sugjeruar të merrej me digjital marketing.

“Provova aplikim dhe e vërtetë është se kam një vit që merrem me të dhe pagesa shkon deri në 200 mijë lekë në muaj, por varet se në çfarë sektori punon. Unë merrem me krijimin që përfshinë të gjitha komponentët e dixhital marketing që kërkon aftësitë e duhura”- theksoi Asabella.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.